Tirana Photo Festival 2022

Armand Habazaj Photography – Shaping the Light – Punëtori (workshop) në studio fotografike profesionale me ndriçim natyror, artificial dhe të kombinuar. Skema të ndryshme ndriçimi për një fotografi perfekte. Metoda të kontrollimit dhe komandimit të dritës dhe baza të fotografisë në studio për portrete dhe still life. Workshop-i udhëhiqet nga një dyshe fotografësh me shume eksperiencë, fantazi dhe kreativitet të cilët prej shumë kohësh janë ndër fotografët dhe studiot më të mira në Shqipëri.
Workshop me Armand Habazaj
Tema: Shaping the Light
Kohezgjatja: 2 ditë
Data: 9-23 shtator
Ora: Tbc
Vendi: Studio e fotografeve/ Galeria e artit Tirane
Numri i pjesëmarrësve: Max 20 persona (nr i limituar. Kush regjistrohet i pari)
Pagesa për workshop: Leksioni është falas për pjesmarrësit e ekspozitës. Për të gjithë të tjerët pagesa është 1.500 Lekë.
Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.
Dita e pare: 16:00-17:00: Presentation teorik i kursit
Temat: Kompozimi i fotos. 2. Teknikat baze te fotografimit. 3. Ndricimi ne foto
Dita e dyte: Praktike individuale, analiza e punës, vërejtjet, vlerësimet. Përfundimi
Si të regjistroheni për këtë workshop?
Dërgo email te [email protected] me subjektin: Workshop me Armand Habazaj
Vendosni emrin, mbiemrin, email, nr telefoni
Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.

Bevis Fusha – Photography & Philosophy – Leksion i hapur në salle me një fotograf i cili nuk ka aspak nevojë për reklamë. Ju të gjithë e njihni atë dhe fotografinë e tij tepër të veçantë, akute, të drejtpërdrejtë dhe përherë të menduar. Pikërisht çfarë qendron si mendim pas fotografisë autoriale do të jetë edhe punëtoria jonë me Bevis Fusha.
Workshop fotografie me Bevis Fusha
Tema: Photography & Philosophy
Kohezgjatja: 2 ditë
Data: 9-23 shtator
Ora:
Vendi: Galeria e Artit, Tirane
Numri i pjesëmarrësve: Max 20 persona (nr i limituar. Kush regjistrohet i pari)
Pagesa për workshop: Leksioni është falas për pjesmarrësit e ekspozitës. Për të gjithë të tjerët pagesa është 1.500 Lekë.
Pagesa kryhet në zyrat e Tirana Photo Festival dhe Visit Tirana
Dita e pare: 16:00-17:00: Presentation teorik i kursit
Temat: 1 Teknikat baze te fotografimit. 2. Fotografia si komunikim
Dita e dyte: Praktike individuale, analiza e punës, vërejtjet, vlerësimet. Përfundimi
Si të regjistroheni për këtë workshop?
Dërgo email te [email protected] me subjektin: Workshop me Bevis Fusha
Vendosni emrin, mbiemrin, email, nr telefoni
Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.

Photo Safari with Albert Cmeta
Data: tbc ; Ora: 16.00
Kohëzgjatja: 2 orë; Vendi: Galeria e Artit, Tirane
Pagesa: 1 500 lekë. Përfshin udhëtimin jashtë Tiranës me furgon / makinë.
Nr i pjesëmarrësve: 15 maksimumi (nuk ka kritere, 15 të parët regjistrohen)
Albert Çmeta – Fotosafari “Tirana Through Lens” – Kjo punëtori do të zhvillohet aty ku natyra është vërtet e paprekur dhe ku drita vizaton fotografi pareshtur. E gjithë kjo me një fotograf te specializuar prej vitesh në peisazh dhe fotografi naturalistike, ndër fotografët më të mirë të sektorit në Shqipëri
Si të regjistrohem?
Regjistrohu me email te [email protected], duke shkruar ne Subjekt: Photo Safari with Albert Cmeta
Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.