Sponsorat
Bëhu Sponsor!
Shfaqni logon e kompanisë apo brandit tuaj në Festivalin më të madh të Fotografisë në Tiranë. Festivali është i organizuar nga DMO Albania, një organizatë jo fitimprurëse, e dedikuar për marketingun në Shqipëri si një destinacion primar. Janë zhvilluar 5 evente shumë të sukseshme. Ky është edicioni i gjashtë ku ftojmë gjithë sponsorat që duan të japin kontributin e tyre në këtë festival të madh fotografie, të bashkëpunojnë me ne për ta kthyer në eventin më të madh kulturor në Ballkan për fotografinë. Fotografia flet në çdo gjuhë, dhe do të donim që ky event jo vetëm të mblidhte sa më shumë artistë në Tiranë, por pse jo edhe turistë nga gjithë bota
Eventi është një mundësi e shkëlqyer për të branduar kompaninë tuaj. Ekipi i DMO Albania dhe Visit Tirana kanë një eksperiencë të madhe për t’ju mundësuar juve platfmormën më të mirë për vizitorët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë.
Me paketat tona të sponsorizimit juve mund të:
Forconi pozicionin tuaj si sponsor kyc
Forconi angazhimin tuaj në industrinë turistike shqiptare
Përfitoni një lidhje pozitive të brandit tuaj me mbështetjen e artit dhe kulturës
Fitoni kanale të reja dhe klientë për biznesin tuaj
Merrni ekspozim të madh të fotografisë në Tiranë
Bëhu sponsor i Tirana Photo Festival 2023!
Tirana Photo Festival hyn në edicionin e 6-të këtë vit. Është një nga festivalet kryesore për të rinjtë, i vetmi që shfaq ekspozita të të rinjve të apasionuar pas fotografisë, duke u dhënë atyre mundësi që të shohin fotot e tyre të para në ekspozitë e madje të bëhen fitues.
Qëllimi i këtij festivali është i dyfishtë: Të motivojmë të rinjtë të zhvillojnë talentin e tyre në fotografi, por të promovojmë dhe Shqipërinë përmes fotove të tyre, duke i mbajtur ata të lidhur me atdheun ku kanë lindur.
Bashkëlidhur gjeni dhe një prezantim për festivalin dhe për mundësinë tuaj për tu bërë bashkëudhëtarë të këtij Festivali dhe mbështetjes së të rinjve.
Prezantim TFF per Sponsorat 2022 ok
Sponsor i Tirana Photo Festival 2022
Bashkia Tiranë
Bashkia Tiranë është sponsori kryesor i Tirana Photo Festival. Prej 5 vitesh eshte bashkeudhetare në këtë projekt dhe duke u pozicionuar si një institucion në mbështetje të artit dhe kulturës në qytet.
Galeria e Artit ne Tirane
Është galeria më e re në qytet, dhe jemi të lumtur qe do te shfaqim ekspoziten tone per here te pare ne kete galeri.
Sponsorat e viteve te kaluara
Ministria e Kulturës ka sponzorizuar për dy vite Festivalin tonë të Fotografisë. Shuma e dhënë nga Ministria është 300 000 leke/secilin vit. Kjo shumë është dhënë për çmimet e fituesve të konkursit. sponsor ne 2019, 2021
Muzeu Historik Kombëtar
Një falenderim special për Muzeun Kombëtar që ka mundësuar çdo vit për një javë rresht festivalin e fotografisë në Tiranë, 2018, 2019,2020,2021
Arena Center
Një mbështetje nga Arena Center për Tirana Photo Tour kemi marre vitet e shkuara për kurset e fotografisë dhe shpalljen e nje fituesi mbi foton më të bukur të ndertesës Arena. 2021
FUJI FILM shqip
Fuji Film ka mbeshtetur 3 vite rresht Festivalin e Fotografisë duke mundësuar aparate fotografike per fituesit dhe duke i motivuar ata të bëhen më profesioniste. 2019, 2020.
Për të eksploruar mundësitë e sponsorizimit dhe detaje të tjera, ju lutem kontaktoni ne email: [email protected] ose telefononi në: +355 69 20 78 553
Partnerët mediatikë
Në partneritet me platformën e marketingut Visit Tirana, dhe kanalet e saj sociale, ne kemi gjetur nje partner mediatik te padiskutueshem. Visit Tirana eshte portali me i madh turistik i kryeqytetit, dhe me i klikuari nga turistet e huaj. Mediat sociale të Visit Tiranes prej vitesh organizojne konkurse sesonale fotografike duke angazhuar mijëra fotografë dhe duke grumbulluar mijëra fotografi nga Tirana. Përmes Visit Tirana janë organizuar 20 konkurse fotografie sezonale prej nga kane dale dhjetra fitues. Faleminderit Visit Tirana për mbështetjen!
