Project Description
Fituesit e Tirana Photo Festival 2020
Tirana Photo Festival 2020, edicioni 3 u zhvillua nga 23-31 tetor 2020 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Eventi i hapjes u zhvillua në mjediset jashtë Muzeut, në datën 23 tetor, ndërsa ekspozita në Hollin e Muzeut. Ekspozita qendroi e hapur për një jave dhe kishte 150 fotot më të bukura të gjithë konkurentëve.
Pavarësisht pandemise, ku u zbatuan gjithë rregullat gjatë gjithë festivalit, eventi u ndoq nga shumë fotografë por dhe qytetarë të thjeshtë.
Të pranishëm ishin zyrtarë të Bashkisë Tiranë, si një nga sponsorat e këtij festivali, por dhe fotografë të njohur të vendit.
Ju njohim më poshtë me cmimet e Edicionit 3:
Cmimi i pare: Telvisa Hysi, fitoi nje aparat fotografik XT-20 nga Fuji Film Albania
Cmimi i dyte: Ilir Shyti, fitoi nje aparat fotografik XF10 nga Fuji Film Albania
Cmimi i trete: Granit Temaj, fitoi nje aparat fotografik nga Instax Emotion, Mini 9
Cmimi i publikut: Klaudio Spirollari, fitoi nje aparat fotografik nga Instax Emotion, Mini 9
Cmime inkurajuese:
– Sabian Hasani
– Klevisa Lici
Fitojne pakete kursesh falas Adobe photoshop nga @irisoft_education me vlete 250 euro
Konkursi #GreenTirana
Çmimi i pare u fitua nga Sonila Hyseni e cila u shperblye me 100,000 leke
Çmimi i dyte Merli Hafizi, Fitoi 50,000 leke
Çmimi i trete, Valter Zhara, fitoi 30, 000 leke
Keto cmime u ofruan nga Bashkia Tirane
Eventi pati një shikueshmëri të lartë dhe mjaft komente nga vizitorët dhe ndjekësit lidhur me preferencat e tyre dhe fotot më të pëlqyera. Edicioni i 3të pavarësisht pandemisë ishte një sukses i plotë.