Tirana Photo Festival 20192022-04-19T11:37:16+00:00

Project Description

Fituesit e Tirana Photo Festival 2019

Edicioni i dytë i Tirana Photo Festival ishte një sukses i vërtetë. Qindra dashamirës të fotografisë u mblodhën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Tirana Photo Festival 2019.

Ceremonia u mbajt në 8 Tetor, në Muzeun Historik Kombëtar në një atmosferë fantastike. Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin dhe ekspozitën me 100 fotot më të mira.

Tematika e këtij edicioni ishte: “Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Shqipërisë”, nëpërmjet fotove në ekspozitë tw kuruar nga Elton Koritari njihesh me një Shqipëri me vlera të bukura natyrore dhe kulturore.

Juria e përbërë nga Roland Tasho, Leon Cika, Gent Shkullaku dhe Olsi Beci zgjodhën fituesit e këtij edicioni.

Çmimi i parë: Afrim Tahiraj (fitoi një aparat profesional ofruar nga FujiFilm Albania

Çmimi i dytë: Kyd Zacharian (fiton 40 000 lekë, mundësuar nga Ministria e Kulturës

Çmimi i tretë: Rozafa Shpuza (fiton 20 000 lekë, mundësuar nga Ministria e Kulturës

Çmim i katërt, ose inkurajues: Altin Serani (fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania)

– Çmimi: Fotografi më i ri (për moshat 15-18 vjeç): Alket Shahini fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania

– Çmimi i publikut (nga votat në Instagram): Megi Buzo, fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania

Ekspozita do të qendrojë e hapur deri në 15 Tetor nga ora 9.00 deri në 19.00.

Gjatë ditëve të festivalit organizohen workshope fotografie me fotografët Roland Tasho, Alla Simacheva dhe Albert Cmeta.

Ky festivali u organizua nga DMO Albania & Visit Tirana,, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Ministria e Kulturës dhe sponsor FujiFilm Albania.