Juria

TIRANA PHOTO FESTIVAL 2022

/Juria e Festivalit
Juria e Festivalit2023-08-10T11:52:35+00:00

Roland Tasho

Fotograf

Roland Tasho fotograf i njohur shqiptar i cili ka 37 vjet që merret me fotografinë. Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Sot punon si profesionist i lirë. Që prej vitit 1992 ka realizuar më shumë se 70 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi, Hungari etj. 6 çmime ndërkombëtare, 11 libra fotografikë të botuar deri tani.

Rozafa Shpuza

Fotograf

Rozafa Shpuza lindi në Shkodër. Ajo është fotografe dhe poete e mirënjohur. E veçanta e krijimtarisë së saj është se fotografia dhe poezia kanë një lidhje të pashmangshme me njëra-tjetrën, çka përbën edhe kyçin e suksesit të saj. Rozafa ka hapur shumë ekspozita personale dhe të përbashkëta në disa vende të botës dhe është nderuar me çmime ndërkombëtare.  Galeri ODA quhet galeria që Rozafa ka hapur në shtëpinë e vjetër të prindërve në Shkodër, e cila është kthyer në një strehë për artistë nga mbarë bota.

Blerta Kambo

Fotografe

Blerta është fotografe dhe artiste pamore shqiptare. Përvoja e saj profesionale 14 vjeçare përfshin dokumentarin, arkitekturën, politiken (përfshirë për Kryeministrin shqiptar, për 4 vjet), reklamat, korporatat dhe modën. Në vitin 2019 ajo studioi filmbërje në London Film School (UK) dhe aktualisht është e vendosur në Londër. Vetë projektet personale të Blertës kanë një qasje konceptuale: arkivat, trillimet/ të vërtetat e shumta, dhe arkitekturën e ngulitur në hapësirë në kontekstin e narrativës sociale.

Bevis Fusha

Fotograf

Lindur në Tiranë në vitin 1976, ai u diplomua në Filozofi dhe Sociologji në Universitetin e Tiranës. Bevis është lektor i fotografisë në Departamentin e Gazetarisë në të njëjtin Universitet, si dhe fotograf profesionist. I mprehtë me imazhin, por shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjës që përcjell, i përfshirë në fotoreportazh dhe në botime kombëtare e ndërkombëtare, ai vazhdon misionin e tij të vjetër për të dokumentuar ndryshimet sociale në Shqipëri.

Elton Koritari

Kurator

Prej 5 vitesh rresht, tashme Elton Koritari eshte bashkeudhetar i Tirana Photo Festival duke u kujdesur per kurimin e festivalit, temave, ekspozites, dhe promocionit te saj. Administrator i EJAlbum. Manaxher projektesh, kurator arti, ekspert për komunikimin dhe dizajnin prej vitesh, Eltoni beson akoma verbërisht tek forca e fotografisë. Aplikon këtë filozofi në çdo projekt dhe në punën e përditshme në EJAlbum duke iniziuar projekte të ndryshme brenda dhe jashtë kompanisë, duke kuruar fushata marketingu, storytelling, duke drejtuar kurse dhe workshop-e dhe natyrisht duke organizuar ekspozita dhe evente në fushën e artit pamor.