Griseld Hoxha fitues i vendit të tretë në konkursin “Rinia shqiptare” në Tirana Photo Festival 2022

Griseld Hoxha nga qyteti i Durrësit ka mbaruar studimet për Informatikë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Prej 6 vitesh ushtron profesionin si fotograf/ fotoreporter.

Ai rrëfen se fotografia ishte një pasion që në vogëli e që tashmë e ushtron si profesion.

“Pasioni për fotografinë lindi që në moshë të vogël si një instikt i momentit që të thërret kur është momenti për të kapur një çast që nuk vjen më dy herë. Struktura e teknikes kërkon saktësti dhe shpejtësi sepse ajo shkrepje nuk kthehet pas!” shprehet Griseldi.

Si e mësuat për konkursin e Tirana Photo Festival?

-Në Facebook në faqen zyrtare të festivalit mësova për konkurset dhe mora pjesë.

Historia pas fotos fituese

Tirana Photo Festival 2022

TFF 2022-3rd place Griseld Hoxha

Fotoja të cilën kam realizuar 3 vjet më parë kishte një kuptim tjetër, por në konkursin me temën “Rinia Shqiptare” mori kuptim tjetër të cilin i shkon shumë.

Në foto shfaqet një djalë i vetëm ulur në kafe duke pirë një cigare dhe në shoqërinë e telefonit, pasi shokët e tij kishin emigruar jashtë vendit.

Fotoja është realizuar krejt rastësisht në qytetin e Gjitokastrës, herët në mëngjes teksa dal në dritare shoh poshtë dhe ishte një kompozim perfekt dhe për fat të keq nuk kisha aparatin me vete dhe u detyrova ta shkrepja me celular. Në këtë rast vlen shprehja “fotografi e kapur në çast”.

A prisnit të fitonit çmim me këtë foto?

Prisja për ndonjë çmim sepse ajo foto është pëlqyer nga publiku dhe me parë.

2022-09-29T08:54:19+00:00