Fituesit e Tirana Photo Festival 2022
Festivali vjetor që mbledh të rinjtë e apasionuar pas fotografisë ishte një sukses edhe këtë vit, i cili ishte edicioni i pestë që zhvillohet. Tashmë është kthyer në traditë ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në 11 Shtator në oborrin e Galerisë së Tiranës. Të pranishëm në ceremoni ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, juria e nderuar si dhe drejtori i galerisë z. Abaz Hodo.
Festivali u organizua nga DMO Albania, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë për të 5-in vit radhazi. Festivali zgjat dy javë nga 11-23 Shtator, ku gjatë kësaj jave qëndron e hapur për publikun ekspozita me 100 fotot finaliste në katin e tretë të Galerisë së Artit të Tiranës (rr. Kavajës).
Gjatë ditëve te festivalit mbahen workshop-e fotografie me Bevis Fusha (12-13 shtator), Armand Habazaj (19-20 shtator), Albert Cmet (foto safari 16-17 shtator).
Fituesit e këtij e edicioni janë:
Çmimi i parë: Joni Margjeka (Violinistja në dritare) mundësuar nga Bashkia e Tiranës me vlerë 50 000 lekë
Çmimi i dytë i Festivalit (30 000 lekë)
Nina Kanina-fituese e konkursit foto seri nga Shqiperia
Çmimi i tretë i Festivalit
-Sotjon Gaspari. Foto fituese (Emigrimi, foto ne aeroportin “Nene Tereza”. 10 000 lekë
Griseld Hoxha. Foto fituese (Rinia ne kafe) 10 000 lekë
Çmimi i fotos më kreative
Eris Baki u vlerësua me çmimin e fotos më kreative dhe konceptuale dhe iu dhurua një aparat fotografik sponorizuar nga Camera Store Albania.
Çmimi “Videoja më e mire” e konkursit “Shqipëria e Gjelbër”
Elion Zenelaj fitues i çmimit, mundësuar nga Bashkia Tiranë, me vlerë 20 000 lekë.
Ky edicion surpizoi dhe disa konkurrentë të tjerë duke i vlerësuar me çmime speciale dhe inkurajuese.
Çmim special per kategorinë “Youthhood”: Marjo Gjini
Foto më e mirë: “Shqiperia ne fokusin e të huajve” Jerry Damian
Foto më e mirë Street Photography: Fiorela Shalsi
Çmim Foto më e mirë “Jeta në fshat”: Ermal Hallaci
Çmim foto Travel: Fabian Kazo
Çmim special si fotografja e 5 viteve festival: Ina Toska (Album nga EjAlbum)
Melisa Shabani (një album fotografik nga EjAlbum)