DMO Albania2021-12-09T08:51:32+00:00

DMO ALBANIA  është një Organizatë jofitimprurëse e cila menaxhon Visit Tirana, portalin turistik të qyetit

DMO Albania është një Organizatë jofitimprurëse për Menaxhimin dhe marketimin e Destinacioneve në Shqipëri, me seli në Tiranë. DMO Albania përbëhet nga nje ekip ekspertësh në turizëm, PR dhe Digital Marketing, dhe ka si synim të promovojë e marketojë destinacionet kryesore turistike shqiptare. Projektet tona kanë nisur me brandimin e Tiranës, duke krijuar dhe portalin turistik www.visit-tirana.com, një projekt që vazhdon dhe rritet duke u bërë porta hyrëse e informimit për çdo turist që viziton Tiranën. Projektet tona aktuale janë fokusuar gjithashtu në sitet UNESCO të Shqipërisë: Gjirokastra, Berati dhe Butrinti në Sarandë, po kështu dhe Liqeni i Ohrit, për të cilin kemi ekspertizë të mëparshme nga projekti me UNESCO-n. Projektet e DMO ALBANIA janë: www.visit-gjirokastra, brandimi i qarkut Gjirokastër (7 bashki); Rritja e ndergjegjesimit dhe lobim te politikberesit per zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri; projekti www.remember.al – projekt multimedia historik për të mbijetuarit e Mauthausen; Identifikimi i ndotësve të Liqenit të Ohrit, – projekt mjedisor për mbrojtjen e Liqenit, zonë UNESCO etj

VIZITO FAQEN