Loading...
About Us2022-07-11T20:30:19+00:00

Tirana Photo Festival- eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri


Tirana Photo Festival është festivali më i madh fotografik në Shqipëri dhe ndër festivalet më masive të artit pamor. Festivali i kushtohet fotografisë nëpërmjet motivimit dhe vlerësimit të artistëve por gjithashtu i kushtohet promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë si edhe edukimit të të rinjve, pikërisht me artin e bukur të fotografisë. Ky është një qëllim fisnik dhe synon për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë. Fotografia është hobi më popullor në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve dhe jo vetëm sepse siç thonë një foto vlen sa një mijë fjalë, por edhe sepse në kohë të vështira, një fotografi e mirë bëhet një dokument me vlera historike për një pupull, një komunitet, një ide, një projekt, etj.

Deri më sot janë zhvilluar 4 edicione vjetore të Tirana Foto Festival. Suksesi dhe popullariteti kanë kaluar pritshmëritë tona dhe tashmë, me besim për suksesin edhe të eventit të këtij viti, kemi hapur thirrjet për edicionin Tirana Photo Festival 2022. Ky festival është gjithëpërfshirës, për amatorë e profesionistë, për të rinj e të moshuar, për këdo. Pjesmarrja në Tirana Foto Festival është një mundësi e mirë pra për gjithë ata që e duan fotografinë.

Festivali këtë vit vjen plot risi por duke ruajtuar traditën dhe fizionominë tij. Do të ketë një ekspozitë të mirëkuruar me 100 fotografitë më të mira në Galerinë e Artit Tiranë, ekspozitë e cila do të jetë e hapur për dy javë. Në ceremoninë e hapjes së festivalit do të shpallen edhe fituesit e konkurseve dhe si përherë në traditën e TFF do organizohen takime, punëtori, forume, foto-tour dhe vizita të organizuara nën kujdesin e stafit dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Mirëpresim aplikimet tuaja nga i gjithë vendi dhe pse jo, nga mbarë bota!

Si nisi kjo ide?

Historia e Tirana Foto Festival nis përmes portalit turistik Visit-Tirana.com e cila menaxhohet nga DMO Albania. Visit Tirana duke filluar nga viti 2016, përmes kanaleve sociale organizon çdo tre muaj, pra çdo sezon, konkurse turistike me hashtag: #TiranaSpring; #TiranaSummer; #TiranaAutumn; #TiranaWinter. Ideja e konkurseve në thelb është të promovohet kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Prurja e madhe e fotografive për konkurset sezonale, beri që stafi i DMO Albania të ideonte eventin Tirana Photo Festival. Edicioni i parë ishte një suprizë e vërtetë dhe shumë i suksesshëm, jo vetëm në pjesmarrje por edhe në llojshmëri dhe cilësi të fotografive. Dhe kështu lindi dhe po rritet përditë Tirana Foto Festival. Në Shqipëri ka konkurse fotografie kryesisht për fotografët profesionistë, por Tirana Photo Festival është një festivali i veçantë, masiv, gjithëpërfshirës, i cili ju jep mundësi të njëjtë fotografëve të rinj e amatorë në kushtë të barabarta me ata profesionistë. E përtej kësaj, TFF sot ka krijuar një komunitet të gjërë rreth vetes dhe një traditë për tu vazhduar.

Kush e organizon?

DMO Albania, është organizata për menaxhimin e destinacioneve në Tiranë, që është ideatore e mjaft projekteve të rëndësishme me qëllim marketimin e destinacioneve jo vetëm në Tiranë, por dhe në zonat UNESCO, si Gjirokastra, Liqeni i Ohrit, Berati, etj. Për organizimin dhe menaxhimin e Tirana Foto Festival, DMO Albania ka ndërtuar një staf profesionistësh me eksperiencë në menaxhimin e artit dhe eventeve, një staf ndër më te mirët në Shqipëri.

Tirana photo festival

Z. Veliaj: Thjesht e dua ekipin e @VisitTirana

Eventin në natën e hapjes e përshëndeti zv kryetari i Bashkisë Tiranë, z Andi Seferi, ndërsa kreu i Bashkisë z. Erion Veliaj vizitoi ekspozitën në ditën e fundit të Ekspozitës.
Fjalët e kryetarit të Bashkisë z. Erion Veliaj ishin shumë inkurajuese për stafin tonë: “Thjesht e dua ekipin e Visit Tirana- ata janë një grup i pavarur, që shpesh promovojnë qytetin tonë më mirë sesa ne që e kemi për detyrë ta bëjmë këtë në Bashkinë e Tiranës. Faleminderit për këtë ekspozitë me foto të mrekulueshme- kënaqësi teksa shoh kaq shumë dashuri për Tiranën përmes mijëra fotove.”